Protesta e studentëve dhe e opozitës në Tiranë: përplasjet dhe brohoritjet për Rama dhe Berisha
Protesta e studentëve dhe e opozitës në Tiranë është nisur sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, ndërsa mbështetësit e Partisë Demokratike kanë marshuar në krye të protestës.

Protesta e studentëve dhe e opozitës në Tiranë është nisur sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë paralajmëruar vijimin e protestave, pavarësisht ftesave të kryeministrit Edi Rama për dialog. Në mbështetje të tyre janë shprehur edhe pedagogë.
Protesta e opozitës ka nisur me grumbullimin e mbështetësve demokratë në selinë e PD-së, nga ku kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Në krye të protestuesve qëndrojnë deputetët Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti dhe Tedi Blushi, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është i pranishëm.
Gjatë tubimit para Kryeministrisë është regjistruar edhe një incident, pasi një protestues që brohoriti “Rama n’burg, Berisha n’burg” është përplasur me pjesëmarrës të tjerë. Ai është goditur me shpulla dhe është larguar me dhunë nga protesta.
Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e dy tubimeve, me angazhimin e rreth 1200 efektivë policie për garantimin e rendit dhe sigurisë në kryeqytet.