Kosovë & Rajon
Vuçiç këndon për Kosovën: "Kudo që shkoj, përsëri tek ti kthehem"
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është filmuar duke kënduar një këngë nacionaliste serbe gjatë një takimi me mbështetësit e tij.

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është filmuar duke kënduar një këngë nacionaliste serbe gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Sremska Mitrovicë. Në pamjet e publikuara, Vuçiç shfaqet duke kënduar një prej pjesëve të këngës, e cila përmban referenca të drejtpërdrejta për Kosovën. "Kudo që të shkoj, përsëri tek ti kthehem, kush mund të ma shkëpusë Kosovën nga shpirti im?" janë vargjet që këndon ish-lideri serb.