Flirtim i hapur mes yjeve të WWE-së: Nikki Bella dhe LA Knight, ç'të keqe ka?
Ylli i WWE-së, Nikki Bella, ka konfirmuar se ajo dhe kolegu i saj, LA Knight, kanë flirtuar në një bisedë në WhatsApp. Ajo tha se të dy janë aktualisht beqarë dhe se shkëmbimi i mesazheve ishte thjesht argëtues.

Ish-kampionja e WWE-së, Nikki Bella, ka konfirmuar se ajo dhe mundësi LA Knight kanë flirtuar gjatë një bisede në WhatsApp. Ajo foli për këtë episod në podcastin e saj, ku ishte së bashku me motrën Brie Bella. Nikki theksoi se të dy janë aktualisht beqarë dhe se shkëmbimi i mesazheve kishte qenë thjesht argëtues.
Në mesazhe, LA Knight shkruante se kërkonte të hante kek, ndërsa Nikki iu përgjigj: “Varet se çfarë keku të pëlqen”. Ajo tha se flirtuam shumë në WhatsApp dhe jemi të dy beqarë. Kështu që, kujt i intereson? Ishte shumë argëtuese.
Megjithatë, në këtë komunikim ishte përfshirë edhe motra e saj, Brie, e cila thuhet se ka shkaktuar një situatë disi problematike. Sipas Nikki-t, Brie kishte dërguar një GIF të Triple H në bisedën mes tyre, veprim që për pak sa nuk i futi në telashe dy yjet e WWE-së. Motrat nuk zbuluan se çfarë e bënte problematik këtë gjest.
Ky episod vjen në një periudhë kur jeta private e Nikki Bella-s ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, pas divorcit nga Artem Chigvintsev. Ndërkohë, në aspektin sportiv, Nikki vazhdon angazhimin e saj në WWE SmackDown. Ajo së fundmi sfidoi Chelsea Green për titullin e kampiones së WWE-së për femra, në edicionin e 30 tetorit, por nuk arriti të fitonte. Pavarësisht humbjes, Bella ka theksuar se e meriton një tjetër mundësi për titull, duke iu referuar trashëgimisë dhe kontributit të saj në mundjen profesioniste për femra.