Sport
Arlind Ajeti i përgjigjet me gol ftesës së Maran
Arlind Ajeti është përfshirë në listën e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit dhe ka shënuar një gol në ndeshjen e fundit të Nations League.

Arlind Ajeti ishte një nga emrat e listës së Rolando Maran për ndeshjet e fundit të Nations League. Mbrojtësi kuqezi duket se i është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme kësaj ftese, duke shënuar gol në sfidën e radhës në kampionat. Përballë Boluspor, Ajeti shënoi në minutën e 15’, duke kaluar në avantazh Bodrumspor. Ky ishte dhe goli i parë i Ajetit për këtë sezon.