Alphadjo Cisse, në historinë e Milanit, përkrah legjendave si Inzaghi dhe Shevchenko
Alphadjo Cisse është një mesfushor i 21 vjeçar i Milanit që ka shënuar gola në ndeshjen e kombëtares italiane dhe është në historinë e klubit.

Alphadjo Cisse po përjeton momente magjike në këtë sezon. Mesfushori 21 vjeçar i Milanit festoi në mënyrën më të mirë të mundshme grumbullimin për herë të parë me kombëtaren italiane duke shënuar në sfidën mes kuqezinjve dhe Genoas në Marassi. Për Cisse, ai i shënuar ndaj skuadrës së De Rossit ishte goli i pestë në kampionat me fanellën e Milanit dhe i 8 në këtë sezon në 13 ndeshje të luajtura deri tani. Janë këto shifra që bëjnë që Cisse të hyjë në historinë e Milanit teksa e shkruan emrin përkrah legjendtave të tilla si Filippo Inzaghi dhe Andriy Shevchenko, të cilët kanë shënuar 8 gola në 13 ndeshjet e tyre të para me Milanin. Ai që mban rekordin në këtë aspekt është pikërisht Mario Ballotelli i cili shënoi 12 gola në 13 ndeshjet e para me fanellën kuqezi.