Sport
Fermín López i prish festën Simeones, Barcelona përmbys Atlético dhe merr kreun e La Liga-s
Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Atlético Madrid, duke përmbysur disavantazhin dhe duke siguruar tri pikët që e ngjitin në krye të La Liga-s përpara pushimit të kampionatit.

Fermín López ishte protagonist i mbrëmjes, duke realizuar dy gola dhe shndërruar në njeriun vendimtar të kësaj përballjeje. Barcelona e mori gradualisht kontrollin e lojës, duke u bërë superiore ndaj kundërshtarit në pjesën e dytë. Atlético Madrid pati mundësitë e veta për të ndryshuar fatin e ndeshjes, por nuk arriti të fitonte duelin. Në fund, Barcelona festoi një triumf me peshë të madhe, ndërsa Atlético Madrid pësoi humbjen e dytë brenda javës.