Aktualitet

Kushte të Paqëndrueshme Atmosferike dhe Reshje Shiu Gjatë Ditës

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Parashikimi i motit për këtë të hënë është i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin.

Foto nga burimi: Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës, parashikimi i motit për këtë të hënë

Për ditën e Hënë, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimi (diell). Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohet të jenë prezente në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës reshjet parashikohen të të herëpashershme me intensitet të ulët; hera – herës shtrëngata afatshkurtra kryesisht në pjesën malore.

Pas orëve të mesditës reshjet mbeten prezente por me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në juglindje e lokalisht në veri. Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 15 m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.