Ekonomi
PAMJET/ I qetë pas vjedhjes së 60 mijë eurove, momenti kur autori i grabitjes së bankës në Tiranë largohet me monopatinë
Autori i grabitjes së 60 mijë eurove nga një bankë në Tiranë, largohet i qetë me monopatinën e tij, pasi është vënë në pranga një javë pas ngjarjes.

Ky është momenti kur Robert Duka largohet i qetë me monopatinën e tij, pasi kishte grabitur 60 mijë euro nga banka në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, shihet momenti kur 50-vjeçari largohet me monopatinën e tij, ndërsa në kokë mban një kokore. Autori i dyshuar i kësaj grabitjeje është vënë në pranga ditën e sotme, një javë pas ngjarjes.