Aksidenti në Qafën e Koshovicës: një grua plagoset në përplasjen e autobusit
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier– Levan, në Qafën e Koshovicës, ku është përfshirë një autobus i linjës Fier–Ferras, me më shumë se 15 udhëtarë.

Aksidenti është ndodhur në Qafën e Koshovicës, në aksin Fier– Levan, ku një autobus i linjës Fier–Ferras është përplasur. Një grua, e cila udhëtonte si pasagjere në autobus, është mbetur e plagosur. Shkaku i përplasjes është një parakalim i gabuar nga drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen. Shërbimet e ambulancës kanë transportuar të plagosurën drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Policia është në vendin e aksidentit dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për normalizimin e qarkullimit rrugor.