Formacioni i javës në Superiore: Tre lojtarë nga Egnatia, dy nga Tirana dhe Partizani
FSHF ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiore.

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiore. Skuadra që përfaqësohet më shumë në këtë formacion është Egnatia, me tre futbollistë, ndërsa Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu kanë nga dy lojtarë secila.
Në portë është përzgjedhur Visar Bekaj i Tiranës, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Andrey Yago i Egnatias, Georgios Lagonidis i Skënderbeut dhe Aleksandar Jovicic i Partizanit. Në mesfushë bëjnë pjesë Rowan Human i Partizanit, Altin Kryeziu i Egnatias, si dhe dy futbollistët e Vllaznisë, Emmanuel Obinna Nwokporo dhe Sokol Uldedaj. Reparti ofensiv plotësohet nga Fernando i Egnatias, Bismark i Skënderbeut dhe Freddy Alvarez i Tiranës.
Vlerësimi i FSHF-së nuk është kufizuar vetëm te futbollistët, pasi trajneri më i mirë i javës së 11-të është shpallur Dean Klafurić, i cili drejton Tiranën.