Helmimi i ujit në Vlorë, brenda normave
Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë ka njoftuar se analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit në Vlorë janë rezultuar brenda normave të përcaktuara.

Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë ka njoftuar se analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit në Vlorë janë rezultuar brenda normave të përcaktuara. Ky është një informacion i bazuar në të dhëna laboratorike konkrete te kryera nga Drejtoria e Shëndetit Publik, të cilat dëshmojnë se parametrat e analizuar në 22 kampionët e marrë janë në përputhje me standardet përkatëse.
Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë ka theksuar se transparenca me qytetarët është thelbësore dhe se kontrollet dhe monitorimi i cilësisë së ujit vijon rregullisht. Çdo rezultat bëhet publik në mënyrë të qartë dhe të përgjegjshme. Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë mbetet i angazhuar për monitorimin e vazhdueshëm dhe informimin e qytetarëve në çdo fazë të këtij procesi.