Ish-presidenti amerikan Joe Biden flet për gjendjen shëndetësore dhe luftën me kancerin
Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka ndarë një përditësim mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe betejën me kancerin e prostatës.

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka ndarë një përditësim mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe betejën me kancerin e prostatës, duke pranuar se sëmundja po ndikon në aktivitetin e tij të përditshëm dhe do ta detyrojë të kufizojë angazhimet publike. Biden tha se disa ditë janë më të mira se të tjerat dhe se nuk më ka ndalur, por ndonjëherë më ngadalëson. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ish-presidenti bëri të ditur se nuk do të mund të zhvillojë aq shumë takime dhe intervista sa kishte planifikuar për promovimin e librit të tij të ri me kujtime. Biden u diagnostikua me një formë agresive të kancerit të prostatës në maj të vitit 2025 dhe iu nënshtrua trajtimit me rrezatim dhe terapi hormonale. Ai falënderoi të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe lutje gjatë kësaj periudhe dhe kujtoi një këshillë të të atit, “Bir, kur të rrëzohesh, ngrihu përsëri”.