Avokati Ndreca kërkon dokumentacionin mjekësor të Veliaj
Avokati Plarent Ndreca ka dërguar letër drejtuar direktorit të IEVP Fier dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar vënien në dispozicion të dokumentacionit mjekësor të klientit të tij, Erion Veliaj, pas ekzaminimit të kryer më 7 nëntor.

Avokati Plarent Ndreca ka dërguar letër drejtuar direktorit të IEVP Fier dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar vënien në dispozicion të dokumentacionit mjekësor të klientit të tij, Erion Veliaj, pas ekzaminimit të kryer më 7 nëntor. Ndreca ngre shqetësimin për vonesat në marrjen e rezultateve të ekzaminimit dhe kërkon dorëzimin e raportit dhe imazheve të rezonancës magnetike (MRI), si dhe konstatimeve e rekomandimeve të mjekëve specialistë. Ai paralajmëron se çdo vonesë e mëtejshme e pajustifikuar do të kërkojë verifikimin e përgjegjësive institucionale dhe individuale. Ndreca ka kërkuar dokumentacionin për konsultim të menjëhershëm me mjekë specialistë në Tiranë, për të vlerësuar nevojën, urgjencën dhe mënyrën e trajtimit të klientit të tij. Ai bën të qartë se çdo vonesë e mëtejshme e pajustifikuar do të ngrejë çështjen e përgjegjësisë ligjore të institucionit dhe të zyrtarëve përgjegjës.