Gjykatësi refuzon kërkesën e nënës për pushimin e çështjes për vrasjen e tre fëmijëve
Gjykatësi William Sullivan ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj në vitin 2023.

Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj në vitin 2023. Vendimi i hap rrugën një rigjykimi të mundshëm, pasi procesi i parë përfundoi pa një vendim përfundimtar për shkak të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të jurisë. Ekipi mbrojtës i Clancy-t kishte kërkuar rrëzimin e akuzave, duke argumentuar se zhvillimi i një gjyqi të dytë do të shkelte parimin ligjor të ndalimit të gjykimit dy herë për të njëjtën vepër penale. Megjithatë, gjykatësi William Sullivan e hodhi poshtë këtë argument, duke vlerësuar se gjyqi i parë u shpall i pavlefshëm për shkak të pamundësisë së jurisë për të arritur një vendim unanim. Procesi i parë përfundoi më 4 shtator, pasi 12 anëtarët e jurisë nuk arritën të binin dakord për fajësinë ose pafajësinë e të pandehurës. Lindsay Clancy nuk e ka mohuar se ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve të saj, por mbrojtja pretendon se në momentin e ngjarjes ajo vuante nga një formë e rëndë e psikozës pas lindjes, e cila kishte ndikuar rëndë në gjendjen e saj mendore. Nëse gjyqi i dytë do të nisë, do të mund të diskutohet kalendari i procesit dhe mundësinë që procesi të nisë në muajin mars.