Kronikë
42-vjeçari me precedentë kriminalë, arrestohet në Tiranë me armë dhe drogë
Një 42-vjeçar me precedentë kriminalë është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur dhe posedonte lëndë narkotike.

Një 42-vjeçar me precedentë kriminalë është arrestuar nga Policia në zonën e liqenit të Çekrezës, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur dhe posedonte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit fizik, uniformat blu i gjetën shtetasin Zyber Bami, 42 vjeç, një pistoletë me mulli, municionin përkatës, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Sipas Policisë, 42-vjeçari ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.