Parashqevi Simaku "rishfaqet" pas disa muajsh, me mesazh për shqiptarët
Këngëtarja e mirënjohur Parashqevi Simaku është "rishfaqur" në një video të publikuar në TikTok, duke përshëndetur shqiptarët dhe duke u shprehur me dashuri dhe mirënjohje.

Pas disa muajsh mungesë në rrjetet sociale, këngëtarja e mirënjohur Parashqevi Simaku është “rishfaqur” në një video të publikuar në TikTok. Biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë videon e saj, duke bërë të ditur se këngëtarja ka një mesazh për të gjithë shqiptarët.
E shfaqur me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, Simaku përshëndet shqiptarët nga New York-u, duke përcjellë edhe një mesazh dashurie dhe mirënjohjeje. “Ju përshëndes të gjithëve nga New York, ju dua. Më shumë dashuri dhe mirënjohje, Parashqevia”, shprehet ajo në video.