Aktualitet
"Po punojmë për këtë" / Rama flet për krijimin e shtetit Bektashi
Kryeministri Edi Rama ka shprehur se po punon për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri, duke përmendur qendrën bektashi në Tiranë si një nga objektet që do të vazhdojë të bëjë vendi i tij.

Kryeministri Rama ishte pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Paris, ku zhvillohet “Forumi i Paqes”. Bashkëbisedimi i kushtohet zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të ardhmes së brezit të ri. Mes pyetjeve ishte edhe ajo për krijimin e shtetit Bektashi në vendin tonë, një ide e hedhur prej kohës, por ende jo e materializuar me hapa konkrete. Rama tha se po punon për këtë dhe le të shohim se ku do të mbërrijmë.