Kronikë
Të shtënë me armë zjarri në Gjakovë, dy persona plagosen
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gjakovë.

Të shtënë me armë zjarri në Gjakovë, dy persona plagosen dhe personi i dyshuar është arrestuar. Policia e Gjakovës ka konfirmuar rastin dhe thotë se dy persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore për plagë të dyshuara nga arma e zjarrit. Personi i dyshuar është arrestuar dhe policia vazhdon të hetojë rrethanat e rastit në koordinim me Prokurorin e Shtetit.