Makina përplas këmbësorët në Los Angeles, tre viktimë dhe 3 të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në Los Angeles, ku një makinë përplas këmbësorët pranë një stacioni autobusi dhe hyrjeje metroje në zonën e Hollywood-it Verior. Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë.

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në Los Angeles, ku një makinë përplas këmbësorët pranë një stacioni autobusi dhe hyrjeje metroje në zonën e Hollywood-it Verior. Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë.
Sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles, një SUV i bardhë përplasi këmbësorët, duke vrarë tre persona. Zjarrfikësit nga Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angeles (LAFD) që mbërritën në vendngjarje zbuluan se tre viktimat kishin pësuar lëndime fatale dhe nuk mund të shpëtoheshin.
Tre persona të tjerë u dërguan në spitalet e zonës në gjendje kritike, sipas Departamentit të Zjarrfikësve. Pamjet ajrore të transmetuara nga KCAL, filial i CNN, tregojnë SUV-in e bardhë të përplasur nën një tendë blu pranë një hyrjeje në një stacion metroje.
Objekte dhe materiale të shpërndara mund të shihen përreth automjetit, ndërsa zjarrfikësit dhe makinat e patrullës kanë bllokuar kryqëzimin për të lehtësuar operacionin e shpëtimit dhe kërkimin. Autoritetet nuk kanë publikuar detajet e të vdekurve dhe të plagosurve, as nuk kanë sqaruar se çfarë i parapriu përplasjes. Policia po heton rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi devijimin e automjetit drejt këmbësorëve.