GJKKO dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh një pjesëmarrës të një grupi kriminel
GJKKO ka dënuar një pjesëmarrës të një grupi kriminel me 8 vite burg për trafikim narkotikësh. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur dënimin pas një gjykimi të shkurtuar.

Gjykata ka deklaruar fajtor të të pandehurit Zamir Hoxha për kryerjen e veprës penale të "Trafikimi i narkotikëve" dhe për pjesëmarrjen në një grup kriminel. Dënimin e tij me 12 vjet burgim, por në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Zamir Hoxha me 12 vjet burgim. Më vonë, në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, iu ulet 1/3 e këtij dënimi dhe dënuar përfundimisht i pandehuri Zamir Hoxha me 8 vjet burgim.
Dënimin për të pandehurin Zamir Hoxha të fillojë nga dita ekzekutimit të tij dhe në zbatim të nenit 16 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe gjyqësore i ngarkohen të pandehurit solidarisht bashkë me bashkëtëpandehurit e tjerë të ndarë të këtij gjykimi.