Aksident në aksin drejt Tunelin e Krrabës, plagosen nënë e bijë
Aksident rrugor në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, plagosen dy persona.

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit, në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në zonën e Dopajt, ku është përfshirë një automjet, i cili ka pësuar dëmtime të pjesshme. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosura dy persona, nënë e bijë. Fatmirësisht, të dyja mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.