Kronikë
Deputetja e PS-së Sara Mila në SPAK, Prokuroria e Posaçme e heton për korrupsion në zgjedhje
Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila është paraqitur në zyrat e SPAK për të shprehur deklarata si deklaruese, ndërsa Prokuroria e Posaçme e heton për korrupsion në zgjedhje.

Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila është paraqitur mëngjesin e kësaj e mërkure në zyrat e SPAK. Ajo është thirrur në rolin e deklarueses dhe është nën hetim për korrupsion në zgjedhje. Prokurori Bledar Maksuti po heton këtë çështje. Mila nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët kur është paraqitur në SPAK.