Aktualitet
Protestuesit lënë Ministrinë e Arsimit, nisin marshimin për tu grumbulluar para Kryeministrisë, asnjë incident
Protestuesit qëndruan për disa kohë para Ministrisë së Arsimit dhe pastaj nisën marshimin për tu grumbulluar para Kryeministrisë.

Protestat në kryeqytet vazhdojnë, teksa edhe sot tubuesit u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit. Pasi qëndruan për disa kohë para ministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin për tu grumbulluar sërish para kryeministrisë. Ditët e fundit protesta ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur tensione për tu shënuar. Në të njëjtën mënyrë po vazhdon edhe ditën e sotme.