Kurti për "Le Monde": Pranimi i Kosovës në BE bazuar në meritë, jo përmes një dere të pasme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian përmes meritës dhe zbatimit të reformave, duke përjashtuar çdo rrugë të privilegjuar drejt integrimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian përmes meritës dhe zbatimit të reformave, duke përjashtuar çdo rrugë të privilegjuar drejt integrimit. Deklarata është bërë në një intervistë për gazetën prestigjioze franceze “Le Monde”, gjatë vizitës treditore të Kurtit në Paris.
Gjatë qëndrimit në Paris, Kurti është takuar edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron. Në fokus të bisedimeve kanë qenë integrimi evropian i Kosovës, mbështetja franceze dhe projektet e rëndësishme infrastrukturore dhe energjetike. Kreu i qeverisë së Kosovës ka folur gjithashtu për ndikimin e luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj në sigurinë evropiane.
“Agresioni rus kundër Ukrainës tregon se historia po kthehet në skenën botërore me më shumë forcë se kurrë më parë në këtë shekull”, është shprehur Kurti. Ai ka theksuar se Kosova ndodhet në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik, duke nënvizuar se Serbia vijon të mos e njohë pavarësinë e saj dhe e konsideron territorin e Kosovës pjesë të vetin.