Debat i fortë në Kuvend për progresin e Kosovës, opozita akuzon qeverinë
Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar gjetjet e Raportit të Progresit për vendin në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare. LDK ka akuzuar qeverinë se nuk ka realizuar asnjë reformë, ndërsa zëvendëskryeministri Glauk Konjufca ka thënë se fajtorët në bllokadën institucionale ishin edhe opozita.

Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar gjetjet e Raportit të Progresit për vendin në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare. LDK si iniciatorë të këtij debati konsideruan se progresi i Kosovës është “zero.” “Në dhjetë kapituj zhvillimor të shtetit tonë, ne kemi arritur zero progres. Domethënë nuk kemi marrë notën kaluese”, tha deputetja e LDL, Jegona Lushaku-Sadriu. Gjetjet e raportit të Komisionit Evropian mbi mungesën e përparimit në drejtësi, demokraci, shërbime financiare dhe të tjera, sipas opozitës kanë treguar problemet e thella që sipas tyre janë rrjedhojë e keqqeverisjes aktuale. “Kërkojmë një plan konkret reformash me afate, përgjegjësi institucionale dhe tregues të matshëm. Kërkojmë raportim të rregullt të qeverisë”, u shpreh deputeti i PDK, Arian Tahiri. “Gjashtë vite pas flet për ndikime politike, për ndikime politike në sistemin e drejtësisë të cilat vazhdojnë të jenë pengesë serioze në pavarësinë dhe paanshmërinë e këtij sistemi”, u shpreh deputetja e LDK, Vjosa Osmani. Megjithatë, sipas pushtetit, mos përparimi i Kosovës në këto fusha është evidentuar e shkaktuar nga bllokada institucionale që zuri vend përgjatë gjithë vitit 2025 dhe kohës raportuese të Komisionit. E sipas zëvendëskryeministrit, Glauk Konjufca fajtorë në bllokadë ishin edhe opozita. “Dhe të gjitha subjektet, përfshirë edhe ato opozitare ishim pjesë e bllokadës institucionale që në vend të reformave e orientuan energjinë drejt bllokadës që unë e quaj artificiale”, tha zëvendëskryeministër i Kosovës, Glauk Konjufca. Raporti i Progresit për Kosovës konstaton se vendi ka ngecur në reformat për integrimin në Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian konstaton se nuk ka përparim në sistemin gjyqësor, progresi në luftimin e korrupsionit është i kufizuar dhe se krizat politike kanë dobësuar funksionimin e institucioneve.