Bota

Turqia humbet në Nations League, Belgjika fiton me 2-1

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Turqia pësoi një tjetër humbje në Nations League, këtë herë në duar të Belgjikës me rezultatin 2-1.

Foto nga burimi: Nations League/ Turqia nuk ngre kokë, Belgjika i shkakton humbjen e pestë në grup

Turqia nuk mund të ngrejë kokë në këtë edicion të Nations League. Skuadra turke pësoi një tjetër humbje, e pesta në 5 ndeshje të luajtura me trajnerin Sergen Yalcin që debutoi në mënyrën më të hidhur në pankinën e kombëtares turke. Ajo që ia shkaktoi disfatën këtë radhë Turqisë ishte Belgjika me rezultatin 2-1. Kjo e Red Devils ishte një fitore e arritur me përmbysje dhe e vendosur që në pjesën e parë. Ishte Turqia ajo që mori avantazhin në këtë ndeshje teksa në minutën e 20 shënoi me Arda Guler që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi. Reagimi i Belgjikës ishte i shpejtë me Red Devils që vetëm 7 minuta më vonë barazoi shifrat në 1-1 me Kevin De Bruyne që u shërbye saktë nga Jeremy Doku. Skuadra e Van Bommel që kishte marrë kontrollin e lojës, nuk vonoi shumë dhe në të 30 përmbysi shifrat duke marrë avantazhin në 2-1 me golin e De ketelaere që shfrytëzoi një asisit te De Cuyper. Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan në fushën e lojës dhe shifrat mbetën 2-1 për skuadrën belge që pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Turqia mbetet me 0 pikë. Në ndeshjen tjetër të Nations League, Armenia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në sfidën e saj ndaj Qipros.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.