Arrestuar një 35-vjeçar për shitjen e kanabis në Durrës
Një 35-vjeçar është arrestuar në Qerret të Durrësit për poshtetimin e kanabis me qëllim shitjen në qytet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Durrësit, si rezultat i kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të kësaj veprimtarie dhe arrestuan autorin e dyshuar, L. K., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës. Gjatë kontrollit fizik, në vendin ku u ndalua, në Qerret, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Në vijim, gjatë kontrollit në banesë iu gjet një tjetër sasi e kësaj lënde. Lënda narkotike, të cilën ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.