Tresoldi i plagosur në kokë, largohet nga kombëtarja gjermane U21
Sulmuesi i Club Brugge, Nicolo Tresoldi, është plagosur në kokë gjatë një seance stërvitore me kombëtaren e 21 vjeçarëve të Gjermanisë dhe është larguar nga ekipi për t'u kthyer në klub.

Sulmuesi 22-vjeçar, që është objektiv i merkatos së Milanit, u bë protagonist i një përplasjeje të fortë ajrore kokë më kokë me shokun e tij të skuadrës te kombëtarja gjermane e 21 vjeçarëve, Hendry Blank. Trajneri i Gjermanisë U21, Antonio Di Salvo, konfirmoi se Tresoldi kishte shënuar në atë rast, por pati një dhimbje kokë, ndërsa Blank pësoi një hemorragji cerebrale. Stafi mjekësor këshilloi largimin e tyre nga kombëtarja për t'u kthyer në klubet respektive për të menaxhuar traumën në kokë. Ky vendim frenon edhe rrugëtimin e Tresoldit që është në kërkim të thyerjes së rekordit të golave të shënuara me kombëtaren gjermane U21 që mbahet nga Littbarski.