GJKKO refuzon lirimin nga burgu të 4 pjesëtarëve të grupit të njohur kriminal
GJKKO ka refuzuar kërkesën e katër të hetuarve për ndryshimin e masës së sigurisë "arrest në burg", duke lënë në fuqi masën e arrestit ndaj tyre.

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Lulëzim Pepës, Fatjon Markut, Aleks (Shkëlqim) Pepajt dhe Ilir Lazrit për ndryshimin e masës së sigurisë "arrest në burg". Katër të hetuarit ishin pjesë e një grupi kriminal prej 11 personash, të hetuar për trafikim ndërkombëtar të rreth 7.5 tonë lëndëve narkotike. Hetimet ndaj këtij grupi lidhen me dyshimet për përfshirje në veprimtari kriminale të trafikimit të narkotikëve në përmasa ndërkombëtare. Me këtë vendim, katër të hetuarit do të vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë nën drejtimin e SPAK.