Kronikë

Zbulohet celular në burgun e Shkodrës, nisin hetimet për veprën penale

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Një celular është zbuluar në burgun e Shkodrës gjatë një kontrolli për sende të ndaluara.

Foto nga burimi: Zbulohet celular në burgun e Shkodrës, nisin hetimet për veprën penale

Një aparat celular smartphone është zbuluar në ambientet e përbashkëta të burgut të Shkodrës, gjatë një kontrolli për sende të ndaluara të ushtruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), në bashkëpunim me grupin e sigurisë së institucionit. Nga AMSEVP po kryhen veprimet e para procedurale, në përfundim të të cilave do dërgohen materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.