Fluturimet në SHBA: Të gjithë avionët në tokë, pas problemesh në sistemin e komunikimit të trafikut ajror
Fluturimet në SHBA janë pezulluar në të gjithë vendin, pasi autoritetet kanë urdhëruar pezullimin në shkallë kombëtare të të gjitha fluturimeve në nisje për shkak të problemesh serioze në sistemin e komunikimit të trafikut ajror.

Fluturimet në Shtetet e Bashkuara janë pezulluar në të gjithë vendin, pasi autoritetet kanë urdhëruar pezullimin në shkallë kombëtare të të gjitha fluturimeve në nisje për shkak të problemesh serioze në sistemin e komunikimit të trafikut ajror.
Administrata Federale e Aviacionit ka thënë se ka marrë vendimin për shkak të rrethanave jashtëzakonshme dhe për arsye sigurie. Sekretari i Transportit, Shon Dafi, ka thënë se është fjala për një problem në komunikimin në kullat e kontrollit të trafikut ajror.
Pak para vendimit, autoritetet kanë pezulluar gjithashtu trafikun ajror në Çikago, ndërsa fluturimet ndërkombëtare në ulje do të trajtohen rast pas rasti. Ky është pezullimi i dytë kombëtar i të gjitha nisjeve që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001, pas një rasti të ngjashëm në janar 2023, kur ndalimi zgjati më pak se dy orë për shkak të problemesh teknike.