Asambleja e PS vijon me dyer të mbyllura, anëtarët fikin të gjithë telefonat
Asambleja e Partisë Socialiste në Lalëz është në vazhdim me dyer të mbyllura, ndërsa anëtarët e saj nuk mund të komunikojnë me jashtë.

Asambleja e Partisë Socialiste në Lalëz është në vazhdim me dyer të mbyllura, ndërsa anëtarët e saj nuk mund të komunikojnë me jashtë. Mësohet se telefonat e të pranishmëve janë të fikur, ndërsa nuk është e mundur të komunikohet me anëtarët e Asamblesë brenda sallës. Kjo vjen pasi kryeministri Edi Rama kërkoi ndërprerjen e sinjalit për mediat, duke paralajmëruar se dëshironte të ndante disa fjalë me “familjen e tij politike”, përpara se të mbante fjalimin e plotë publik. Asambleja u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ndërsa fjala e kryeministrit shënoi nisjen e diskutimeve. Përmbajtja e fjalimit që Rama po mban në këtë moment nuk është ende e ditur. Pas përfundimit të komunikimit me dyer të mbyllura, pritet që kryeministri të mbajë edhe një deklaratë publike për mediat.