Aksident i rëndë pranë tunelit të Murrizit, dy viktima dhe pesë të plagosur
Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë që ndodhi pranë tunelit të Murrizit në Xibër.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:15 në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në spital për kontroll mjekësor. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F. Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.