Një gjyqtar norvegjez, dëshmitar i 17 gola në dy ndeshje të pazakonta
Gjyqtari norvegjez Rohit Sagi ishte në fushë për dy ndeshje me rezultate të pazakonta, ku prodhuan 17 gola.

Gjyqtari norvegjez Rohit Sagi ishte protagonist në dy ndeshje me rezultate të pazakonta. Ai gjykoi fitoren 1-9 të Comos ndaj Lensit dhe nëntë ditë më vonë ishte në fushë për humbjen 7-0 të Greqisë ndaj Holandës. Një rastësi e rrallë ka lidhur dy ndeshje të zhvilluara në harkun kohor të vetëm nëntë ditëve.
Më 13 nëntor, Sagi ishte arbitri kryesor në Amsterdam, ku Greqia u turpërua nga Holanda, duke u mposhtur me rezultatin e thellë 7-0 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Por vetëm nëntë ditë më parë, më 4 nëntor, gjyqtari norvegjez kishte qenë në Francë, ku drejtoi sfidën mes Lensit dhe Comos, që përfundoi me fitoren spektakolare 1-9 të skuadrës italiane.
Një tjetër lidhje mes dy takimeve ishte sulmuesi grek Tasos Douvikas. Futbollisti i Comos shkëlqeu ndaj Lensit, duke realizuar tre gola, ndërsa në Amsterdam përjetoi një mbrëmje krejtësisht të kundërt me fanellën e përfaqësueses greke.
Megjithatë, seria e ndeshjeve me shumë gola për Rohit Sagin nuk ndalet këtu. Një muaj më parë, më 13 tetor, ai kishte gjykuar edhe përballjen mes Interit dhe Club Brugge, e cila përfundoi 3-4 në favor të belgëve. Kështu, në tri ndeshje brenda një muaji, arbitri norvegjez ka qenë në fushë gjatë përballjeve që prodhuan plot 24 gola.