Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të diel
Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu pritet të ndikojnë në vendin tonë për këtë të diel. Moti parashikohet të jetë me kthjellime në fillim të ditës dhe pas orëve të mesditës, me vranësira mesatare deri në dendur. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të bëhen prezente pas orëve të mesditës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht në pjesën tjetër të territorit. Në orët e pasdites dhe orët e mbrëmjes, në zonën e veri-veriperëndim-perëndim-jugperëndim, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar hera-herës, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje shiu të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore. Era pritet të fryjë me drejtim kryesor Juglindje-jugpe

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu pritet të ndikojnë në vendin tonë për këtë të diel. Moti parashikohet të jetë me kthjellime në fillim të ditës dhe pas orëve të mesditës, me vranësira mesatare deri në dendur. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të bëhen prezente pas orëve të mesditës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht në pjesën tjetër të territorit. Në orët e pasdites dhe orët e mbrëmjes, në zonën e veri-veriperëndim-perëndim-jugperëndim, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar hera-herës, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje shiu të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore. Era pritet të fryjë me drejtim kryesor Juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.