PSG dhe Luis Enrique në dramë, mund të humbasin talentin e tyre për pjesën e mbetur të sezonit
PSG po përjeton një periudhë të vështirë pasi lojtari i tyre, Desire Doué, pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën me Nice dhe mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Drama pushton Paris Saint Germainin pasi lojtari i tyre, Desire Doué, u detyrua të braktisë fushën e lojës në sfidën me Nice për shkak të një dëmtimi të pësuar në gju. Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, sulmuesi 21 vjeçar ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar, por mungon vetëm konfirmimi nga testet përfundimtare.
Douè e pësoi dëmtimin në mesin e fushës gjatë një tentative driblimi me gjurin që pësoi një ndrydhje. Futbollisti nisi menjëherë të bërtasë nga dhimbja dhe vendosi duart në fytyrë, i vetëdijshëm se mund të bëhej fjalë për një problem serioz. Stafi mjekësor e kuroi në fushë dhe më pas futbollisti doli nga fusha e lojës me barrelë.
Dëmtimi i Douè përbën një problem shumë të madh për Luis Enrique, i cili tani do të duhet të sajojë repartin e sulmit duke qenë se edhe Kvaratskhelia ka pësuar dëmtim të ligamenteve te gjurit. Nëse këtë të hënë pas ekzaminimeve përfundimtare do të konfirmohet dëmtimi i ligamenteve për Douè, futbollisti do të humbasë të gjithë pjesën e mbetur të sezonit.