Shqipëria rreshtohet me një dilemë në sulm për ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve
Shqipëria do të rreshtohet sot në një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë, me synimin për të mbyllur me sukses grupin C1.

Shqipëria do të rreshtohet sot në një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë, me synimin për të mbyllur me sukses grupin C1. Për këtë takim, trajneri Rolando Maran duhet të bëjë disa ndryshime të detyruara në formacion, pasi Ylber Ramadani mungon për shkak të kartonëve dhe Ernest Muçi ka probleme fizike.
Juljan Shehu dhe Hoxha shihen si alternativa për formacionin titullar, ndërsa skuadra do të rreshtohet me skemën 3-4-2-1. Berisha do të jetë në portë, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj. Hysaj dhe Pilo do të kenë detyra të dyfishta, si në mbrojtje, ashtu edhe në mbështetjen e sulmit.
Në qendër të mesfushës pritet të jenë Shehu dhe Asllani, ndërsa Hoxha dhe Laçi do të luajnë pas Manajt, që do të jetë pika e referimit në repartin ofensiv. Ndeshja Shqipëri–Bjellorusi luhet sot në orën 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Digitalb.