Erdogan: Nuk do ta braktisim Qipron, është çështje kombëtare për Turqinë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur qëndrimin e Ankarasë për çështjen e Qipros, duke deklaruar se ishulli përbën një çështje kombëtare për Turqinë dhe se vendi i tij nuk do t’i braktisë turqit qipriotë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur qëndrimin e Ankarasë për çështjen e Qipros, duke deklaruar se ishulli përbën një çështje kombëtare për Turqinë dhe se vendi i tij nuk do t’i braktisë turqit qipriotë, pavarësisht rrethanave. Deklarata e Erdogan vjen me rastin e 43-vjetorit të shpalljes së njëanshme të të ashtuquajturës “Republikë Turke e Qipros Veriore”, më 15 nëntor 1983.
Në një mesazh të publikuar në platformën X, presidenti turk uroi përvjetorin, ndërsa përkujtoi të rënët dhe veteranët e palës turke. Ai iu drejtua gjithashtu turqve qipriotë, duke theksuar se Turqia do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin dhe solidaritetin me ta në çdo fushë.
“Qiproja është çështja jonë kombëtare. Ne kurrë nuk do ta lëmë Qipron vetëm, çfarëdo që të ndodhë”, përfundoi presidenti turk. Ndërkohë, në kuadër të përvjetorit, zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, dhe drejtues të Forcave të Armatosura Turke, vizituan territoret e pushtuara të Qipros.