Pse s'ka kasapë në Kroaci dhe çfarë ka të bëjë kjo me Shqipërinë?
Kroacia ka një problem të rëndë me kasapë, për shkak të largimit të një numri të madh të banorëve drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian. Ky largim ka shkaktuar mungesë të punëtorëve në vend, duke çuar në një krizë të thellë në tregun e punës. Përveç kësaj, struktura e punëtorëve nga Azia po ndryshon me shpejtësi, me filipinasit që janë tani në krye.

Anësimi në Bashkimin Evropian nuk ka ndaluar trendin e largimit të njerëzve drejt vendeve të tjera të BE-së. Ky largim është shfaqur në mënyrë dramatike në rastin e Kroacisë. Nga hyrja e këtij vendi në Bashkimin Evropian në korrik 2013 deri më sot, vlerësohet se rreth 400 deri në 450 mijë shtetas kroate janë larguar drejt shteteve më të zhvilluara të BE-së (kryesisht Gjermania, Austria dhe Irlandës).
Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave të Kroacisë, vetëm në periudhën 2013-2023 janë regjistruar zyrtarisht mbi 370 mijë të larguar (ndërsa regjistrimi i popullsisë i vitit 2021 tregoi një rënje totale prej afro 400 mijë banorësh brenda një dekade), por demografët kroatë dhe statistikat e vendeve pritëse (si zyra e statistikave në Gjermani) tregojnë se shifra reale është më e lartë pasi shumë emigrantë nuk e regjistrojnë vendbanimin në Kroaci.
Ky largim ka shkaktuar mungesë kronike të fuqisë punëtore vendase në Kroaci. Nuk mungojnë vetëm kamerierët në Zagreb dhe qytete bregdetare. Mungesa e punëtorëve ka prekur edhe sektorin e prerjes së mishit dhe traditën e njohur të therjes së deurve në rajonin kroat të Sllavonisë. Kapacitetet aktuale nuk po arrijnë të ndjekin rritjen e kërkesës sezonale, ndërsa kompanitë e mbetur po detyrohen të kërkojnë zgjidhje jashtë vendit, duke punësuar punëtorë nga Filipinet.
Ky zhvillim pasqyron krizën e thellë të tregut të punës në Kroaci, ku sipas vlerësimeve të Bankës Popullore të Kroacisë aktualisht punojnë rreth 125 mijë deri në 130 mijë punëtorë të huaj. Të dhënat e Eurostatit rendisin Kroacinë në vendin e tretë në Bashkimin Evropian – pas Maltesë dhe Qipros – për numrin e lejeve të qëndrimit të lëshuara për shtetasit jashtë BE-së në raport me numrin e banorëve, ku mbi 95 për qind e tyre janë leje pune.
Brenda kësaj vale të re migracioni, struktura e punëtorëve nga Azia po ndryshon me shpejtësi. Për herë të parë, punëtorët nga Filipinet ua kanë kaluar atyre nga Nepali, duke marrë rreth 20 mijë leje pune – një rritje prej 42 për qind. Punëdhënësit kroatë po i preferojnë filipinasit jo vetëm në turizëm dhe hoteleri, por edhe në industri, për shkak të njohjes së mirë të anglishtes dhe përshtatjes më të lehtë kulturore dhe afërsisë fetare (filipinasit janë katolikë).
Për vite me radhë, Kroacia është mbështetur te fuqia punëtore nga rajoni, ku Kosova vazhdon të mbetet në listën e dhjetë vendeve kryesore prej nga vijenë punëtorët. Megjithatë, statistikat zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë tregojnë një rënje graduale të numrit të lejeve të lëshuara për shtetasit e Kosovës. Në vitin 2023 janë lëshuar 9922 leje pune, në vitin 2024 ky numër ka rënë në 8139, në vitin 2025 në 6355, ndërsa në periudhën janar – gusht 2026 janë regjistruar 4165 leje pune.
Mediat kroate vlerësojnë se Kroacia po shërben si një “stacion tranzit” për punëtorët nga Kosova. Pasi fitojnë përvojën dhe dokumentacionin e nevojshëm, një pjesë e madhe e tyre, sidomos pas liberalizimit të vizave dhe lehtësive të punësimit në Gjermani, largohen drejt Gjermanisë apo Austrisë për paga më të larta. Punëtorët nga Kosova në Kroaci mbeten të përqendruar kryesisht në ndërtimtarinë dhe gastronomi gjatë sezonit veror, ku vlerësohen për njohjen e gjuhës dhe përshtatjen e shpejtë.
Hapja e tregut kroat për punëtorët nga Azia po shoqërohet edhe me tensione shoqërore. Hulumtimet sociologjike në Kroaci tregojnë se qytetarët vendas shfaqin distancë të madhe sociale ndaj punëtorëve nga Azia dhe Afrika, e cila në disa raste ka eskaluar në sulme fizike. Në qytetin e Splitit në vitin 2024 janë regjistruar katër sulme ndaj punëtorëve të huaj dhe një rritje alarmante prej 211 për qind e krimeve të urrejtjes, përfshirë sulmin brutal të një grupi të rinjsh ndaj shpërndarësve të ushqimit nga India.
Përtej incidenteve në rrugë, Avokatja e Popullit e Kroacisë ka paralajmëruar se racizmi shpesh shfaqet edhe në formën e diskriminimit ekonomik. Sipas raportimeve institucionale, punëtorët aziatikë...