Kronikë

Vodhi materiale në fabrikë, magazinë dhe banesë, arrestohet 31-vjeçari në Korçë

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Një 31-vjeçar është arrestuar në Korçë për vjedhje të materialeve në një fabrikë, një magazinë dhe një banesë.

Foto nga burimi: Vodhi materiale në fabrikë, magazinë dhe banesë, arrestohet 31-vjeçari në Korçë

Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim prej rreth një muaji për tre raste vjedhjesh në juglindje të vendit, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Komisariati i Policisë së Korçës. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E.Z., i dyshuar si autor i vjedhjes së një sasie të konsiderueshme materialesh në një fabrikë, në një magazinë, si dhe në një banesë. Vlera e përfituar nga këto vjedhje kap shifrën e mbi 5 milionë lekëve të vjetra. 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas zbardhjes së tre rasteve të vjedhjeve nga strukturat policore në juglindje. I arrestuari është emër i njohur për policinë pasi është person me preçedentë penalë në fushën e narkotikëve. Materialet janë referuar në prokurori për veprime të mëtejshme lidhur me rastin.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.