Foda: Kosova do të hyjë në fushë për të fituar ndeshjen me Irlandën
Trajneri i kombëtares shqiptare, Franco Foda, ka deklaruar se skuadra e tij do të hyjë në fushën e lojës për të fituar ndeshjen me Irlandën në Nations League.

Trajneri Franco Foda është shfaqur në konferencën për shtyp ku deklaroi se skuadra e tij do të hyjë në fushën e lojës për të fituar ndeshjen. "Nuk mund të thuash nëse është e lehtë apo e vështirë. Për ne është ndeshje e vështirë dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes. Irlandës i duhet fitorja, ndërsa neve na bën punë edhe barazimi. Por në fushë ekipet hyjnë në fushë për fitore. Do të tentojmë nëpërmjet kundërsulmeve të fitojmë këtë ndeshje", tha trajneri Foda. Ai foli edhe për mungesën e Edon Zhegrovës që është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi. "Edon Zhegrova nuk është, por të tjerët janë në dispozicion dhe pas stërvitjes do të vendosim për lojtarët që do të luajnë", tha Foda. Trajneri gjerman më pas tha se Kosova do të kërkojë të bëjë lojën e saj në fushë për të tentuar të marrë rezultatin që ajo dëshiron. "Nëse flasim për përkrahjen, gjithmonë për futbollistët është të luajnë në atmosferë madhështore. Shpresoj edhe nesër të ketë tifozë. Për ne është e rëndësishme të imponojmë lojën tonë ndaj Irlandës dhe të marrim rezultatin që kërkojmë", deklaroi trajneri i kombëtares së Kosovës.