19-vjeçari i përndiqte vajzat në Marinën Mbretërore Britanike, por shmangu burgun
Një 19-vjeçare në trajnim e sipër në Marinën Mbretërore Britanike u dënua për dy sulme seksuale dhe dy akuza për sjellje të turpshme, por shmangu burgun.

Një ngjarje skandaloze ka tronditur Marinën Mbretërore Britanike. Një 19-vjeçare në trajnim e sipër, Able Seaman Lacey White, u dënua nga Gjykata Ushtarake e Bulfordit në Wiltshire për dy sulme seksuale dhe dy akuza për sjellje të turpshme. Sipas akuzës, White i bënte viktimat të ndiheshin "të pambrojtura" gjatë trajnimit bazë në qendrën HMS Raleigh në Cornwall. Ajo i ndjekte një rekrute vetëm 17 vjeçe në të gjithë bazën dhe e sulmoi seksualisht duke e prekur në zonën intime. Në një rast tjetër, ajo kishte ndjekur një vajzë tjetër në bllokun e dusheve dhe ishte vendosur ngjitur me të, megjithëse 9 dushet e tjera ishin të lira. Gjykatësi e dënoi me 18 muaj urdhër komuniteti, 160 ditë punë të papaguar brenda 12 muajve dhe detyrimin për t'u paraqitur në polici për 5 vjet si autore e veprave seksuale.