Sport

Menaxheri i Mario Mitajt: Në fazën e dytë të sezonit do të shohëm protagonistin e futbollit italian

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Menaxheri i Mario Mitajt, Silvio Pagliari, ka thënë se pret që mbrojtësi i kombëtares të aktivizohet më rregullisht në pjesën e dytë të sezonit të Serie A.

Foto nga burimi: Genoa dhe e ardhmja e Mitajt në Serie A, ja çfarë thotë menaxheri i mbrojtësit të kombëtares

Mario Mitaj në muajt e verës u transferua në kampionatin italian për t’u bashkuar me Genoan. Por fillimi i sezonit nuk ishte ashtu siç pritej prej tij me mbrojtësin e kombëtares që nuk është aktivizuar shumë në fushën e tij.

Megjithatë, agjenti i tij Silvio Pagliari nuk ka asnjë dyshim që Mitaj do të bëhet protagonist në futbollin italian në një të ardhme. Në një intervistë për ‘Tuttomercatoweb’, Pagliari theksoi se pret që në pjesën e dytë të sezonit të shohë Mitajn të aktivizohet më rregullisht.

‘E nisi sezonin pak nën ritëm pasi vjen nga një kampionat i ndryshëm, por në ndeshjet e fundit është parë Mitaj i vërtetë. Ai është një lojtar i rëndësishëm, është i fortë, që tani është pjesë e ekipit kombëtar. Edhe me Shqipërinë ka zhvilluar ndeshje të mëdha. Mendoj se mund të jetë protagonist në fazën e dytë’ -tha Pagliari për mbrojtësin kuqezi që u transferua te Xhenoa nga Al Ittihad.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.