GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajit për shtyrjen e seancës, gjyqi vijon pa praninë e kryebashkiakut
Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos shtyjë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke vendosur që procesi të vijojë pa praninë e tij.

Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos shtyjë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke vendosur që procesi të vijojë pa praninë e tij. Vendimi u mor pasi trupi gjykues shqyrtoi pretendimet e Veliajt lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe kërkesën për shtyrjen e seancës, për shkak të mungesës së dokumentacionit mjekësor dhe nevojës për ndërhyrje kirurgjikale.
Gjatë diskutimeve, avokati Plarent Ndreca sqaroi se kërkesat e mëparshme për pjesëmarrje në aktivitete fizike ose përmes videokonferencës ishin bërë përpara situatës aktuale shëndetësore. "Kërkesat kanë qenë për të marrë pjesë fizikisht ose me videokonferencë, para kësaj situate", tha avokati.
Pas shqyrtimit të pretendimeve, gjykata vlerësoi se ato nuk janë provuar dhe vendosi vijimin e procesit gjyqësor pa praninë e të pandehurit. Në vendimin e saj, gjykata deklaroi: "Pas deklaratës së të pandehurit, gjykata konstaton se pretendimi i të pandehurit mbetet i paprovuar. Gjykata vendos të vijojë këtë seancë pa praninë e tij".