Aktualitet

Kualifikueset Euro 2028: Si funksionon shorti i kompeticionit?

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Kualifikueset e Euro 2028 do të zhvillohen në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandë. Shorti do të hidhet në 6 dhjetor dhe do të përcaktojë 12 grupet e kualifikueseve.

Foto nga burimi: Kualifikueset Euro 2028, si funksionon shorti i kompeticionit?

Me mbylljen e këtij edicioni të Nations League, kombëtarja shqiptare dhe të gjitha kombëtaret e tjera evropiane bëhen gati të mësojnë fatin e tyre për kualifikueset e Euro 2028, një turne që do të zhvillohet në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandë. Në 6 dhjetor do të hidhet shorti në International Convention Centre të Belfastit në Irlandën e Veriut që hoqi dorë nga pritja e turneut duke u kënaqur me shortin. Goglat do të përcaktojnë 12 grupet e kualifikueseve, 6 grupe me 4 skuadra dhe 6 me 5 skuadra.

Skuadrat do të ndahen në 5 vazo; 4 vazo me nga 12 skuadra dhe vazo e pestë me 6 kombëtare, një ndarje që do të bëhet përmes klasifikimit të Nations League 2026/27. Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon 3 së bashku me skuadra si Ukraina, Polonia, Rumania, Izraeli, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Sllovakia dhe pritet të mësojë kundërshtarët nga vazo 1,2 dhe 4, ndoshta edhe 5 nëse bie në grup me 5 skuadra.

Kualifikohen direkt për në fazën finale të Evropianit 12 skuadrat fituese të grupeve dhe 8 të dytat më të mira. Katër vendet e mbetura do të përcaktohen nga ndeshjet e playoffit që do të luhen në mars të 2028 duke marrë në konsideratë se dy vende janë rezervuar për kombëtaret pritëse më të mira që nuk janë kualifikuar direkt.

Ndeshjet kualifikueset luhen nga marsi në muajin nëntor 2027, ndërsa faza finale e Evropianit do të luhet në periudhën 9 qershor-9 korrik të 2028.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.