Futbollisti 18-vjeçar vdes pas një dëmtimi në kokë gjatë një ndeshjeje
Futbollisti argjentinas Abel Nunez, 18 vjeç, vdiq pas një dëmtimi të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje të akademisë Ezeiza dhe Deportivo Muniz.

Futbollisti argjentinas Abel Nunez, 18 vjeç, ka ndërruar jetë disa ditë pasi pësoi një dëmtim të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje futbolli. Ngjarja ndodhi gjatë përballjes së ekipeve të akademisë Ezeiza dhe Deportivo Muniz. Në një moment të takimit, futbollisti i ri u godit fort në kokë nga topi dhe u rrëzua menjëherë në fushë, duke pasur nevojë për ndihmë urgjente mjekësore. Ndeshja u ndërpre menjëherë, ndërsa personat e pranishëm në stadium nxituan për t’i dhënë ndihmën e parë. Nunez u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 18-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte dëmtimit. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar trishtim të madh në futbollin argjentinas.