Aktualitet

Ekstradohet financuesi i drogës, Kevin Markgjoni, nga Spanja në Shqipëri

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Kevin Markgjoni, njohur edhe me identitetin Arjan Margjoni, është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri për financimin e 485 kg kokainë nga Kolumbia.

Foto nga burimi: Ekstradohet financuesi i drogës/ Nga Spanja në Shqipëri, Kevin Markgjoni dyshohet për financimin e 485 kg kokainë

Pas dënimit dy vite më parë me 89 vite burg në total për 10 anëtarët e grupit kriminal që në nëntor të vitit 2022 trafikuan nga Kolumbia drejt Shqipërisë 485 kilogramë kokainë, hetimet e SPAK-ut nuk u ndalën. Në mars të këtij viti, në pranga u vunë dhe tre persona të tjerë, ndërsa në kërkim u shpall Kevin Markgjoni, i njohur edhe me identitetin Arjan Margjoni, i cili arriti të arrestohej në Spanjë. Bashkëpunimi me autoritetet e Madridit çoi në lokalizimin, arrestimin dhe më pas ekstradimin e Kevin Markgjonit, i cili mban edhe identitetin Arjan Margjoni, për të cilin Gjykata e Posaçme ka nxjerrë në mars të këtij viti një urdhërarrest ndërkombëtar, pasi hetimet zbuluan se ai fshihet pas financimit për trafikimin e 485 kg kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë, në nëntor të vitit 2022. Droga u zbulua e fshehur në pleh kimik, në oborrin e banesës së ish-kryekomunarit Viktor Çervanaku, në Frakull të Madhe të Fierit. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes SPAK-ut, Policisë së Shtetit dhe agjencisë amerikane DEA. Sipas dosjes hetimore, kokaina ishte siguruar në Kolumbi dhe ishte kamufluar në një ngarkesë me pleh kimik, duke kaluar transit përmes portit të Pireut në Greqi dhe më pas atij të Tivarit në Mal të Zi, me destinacion përfundimtar Shqipërinë. Në vendin tonë, droga do t’i nënshtrohej procesit të përpunimit me ndihmën e kimistëve kolumbianë, përpara se të shpërndahej në tregun europian. Ekstradimi i 49-vjeçarit nga Spanja shënon një tjetër hap në zbardhjen e kësaj dosjeje, duke zgjeruar rrethin e personave që përballen me drejtësinë dhe duke çuar më tej përpjekjet e SPAK-ut për të identifikuar e vënë përpara përgjegjësisë të gjithë personat e dyshuar si pjesë e këtij rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.