Erjon Vishkulli rikthehet në Shqipëri, pas tre javësh trajtimi në Itali
Erjon Vishkulli, një 28-vjeçar nga Elbasani, është rikthyer në Shqipëri pas tre javësh trajtimi mjekësor në Itali për plagët që pati në sy gjatë një proteste.

Erjon Vishkulli, një 28-vjeçar nga Elbasani, është rikthyer në Shqipëri pas tre javësh trajtimi mjekësor në Itali për plagët që pati në sy gjatë një proteste. Ai u plagos në syrin e majtë pasi u godit nga një objekt që dyshohet se ishte plumb gome gjatë përplasjes me policinë. Pas ngjarjes, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës. Për shkak të dëmtimit të rëndë dhe nevojës për trajtim të specializuar, Vishkulli u dërgua më pas në Itali. Më 25 tetor, ai njoftoi se kishte mbërritur në Romë, ku pritej t’i nënshtrohej një tjetër ndërhyrjeje, duke shpresuar se do të arrinte të shpëtonte shikimin. Sot, ai është pritur nga miq dhe shokë të tij në Tiranë. Ai është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale në klinikën e specializuar “Gemelli” në Romë dhe pritet t’i nënshtrohet edhe një tjetër.