Rama: Britania është në gjendje më të vështirë se pjesa tjetër e Europës
Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjendjen politike në Britaninë e Madhe pas Brexit-it, duke e cilësuar situatën e vendit si më të vështirë se atë të pjesës tjetër të Europës.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjendjen politike në Britaninë e Madhe pas Brexit-it, duke e cilësuar situatën e vendit si më të vështirë se atë të pjesës tjetër të Europës.
Rama tha se shpreson që kryeministri i ri i Britanisë do të arrijë ta ndryshojë këtë rrugë të vetëshkatërrimit që nisi me Brexit-in.
Gjatë një interviste për gazetën britanike "The Independent", Rama tha se Britania është në një gjendje edhe më të dëshpëruar se pjesa tjetër e Europës.
"Ai është një forcë e madhe natyrore. Ka një tërheqje të veçantë, sepse vjen nga përvoja e qeverisjes lokale, që është fusha e vërtetë e betejës politike. I thashë se admiroj atë që po bën, por unë jam shumë i vjetër për të qenë i përshtatshëm për Instagramin", tha Rama për kryeministrin Andy Burnham.
Rama tha se Tony Blair dhe qeveria e tij e New Labour kanë pasur një ndikim të madh tek ai. "Nëse Tony Blair dhe New Labour nuk do të ekzistonin, me shumë mundësi nuk do të isha frymëzuar për t’u futur në politikë", tha Rama.
Rama gjithashtu tha se ai ka admirim për ish-kryeministrin Margaret Thatcher dhe transformimet politike që ndodhën në Britani gjatë asaj periudhe ishin të rëndësishme.
Rama shpreh shqetësimin për përhapjen e ekstremizmit, teorive konspirative dhe propagandës në rrjetet sociale. "Demokracitë tona po hahen të gjalla nga e keqja e rrjeteve sociale. Ne kemi lejuar që liria e fjalës të zëvendësohet nga liria e shpërndarjes dhe e arritjes te publiku", tha Rama.