Gjyqtare caktohet për gjykimin e Belindës Ballukut
Gjyqtareja Atalanta Zeqiraj është caktuar për gjykimin e ish-zëvendës Kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes Belinda Balluku, pasi SPAK mbylli hetimet për sajë.

Gjyqtareja Atalanta Zeqiraj është caktuar për gjykimin e ish-zëvendës Kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes Belinda Balluku, pasi SPAK mbylli hetimet për sajë.
Dy ditë më parë, SPAK mbylli hetimet për Ballukun dhe kaloi dosjen e saj për gjykim.
Balluku është akuzuar për kryerjen e veprave penale si shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
Në këtë dosje janë akuzuar edhe 15 persona të tjerë, përfshirë ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi, dhe ish Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.